Sirena gjermane për Matias Soule, i cili po shkëlqen te Frosinone, ekip ku është huazuar nga Juventusi. Argjentinasi luan si sulmuesi i djathtë, por edhe si sulmues i dytë apo mesfushor i avancuar. 10 gola dhe 2 asiste numëron 20-vjeçari deri në këtë fazë të sezonit me Frosinonen. Performancat fantastike kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Bundesligës. Bayern Munich, por jo vetëm. Edhe Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund dhe Leipzig. GDS shkruan se agjenti i Soule është takuar me një ndërmjetës që ka lidhje me kampionatin gjerman. Për momentin bëhet fjalë vetëm për sondazhe dhe jo hapa konkretë nga “gjigantët” e Bundesligës. Soule pëlqehet edhe në Angli (NeWcastle, Crystal Palace) dhe Ligue 1 (Monaco, Nice). Ndërkohë, talenti argjentinas refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite në aspektin financiar gjatë merkatos dimërore. Juventusi kërkon minimalisht 40 mln euro për ta lënë të lirë. Shumë që mund të rritet nëse futbollisti vijon me paraqitjet pozitive dhe vazhdon të shënojë e dhurojë asiste tek ekipi i drejtuar nga Eusebio Di Francesco.
sfidanti.al