Chelsea vazhdon t’u shkaktojë dhimbje tifozëve. Skuadra e Pochettinos u mposht 2-4 në “Stamford Bridge” nga Wolves. Humbja e dhjetë sezonale për Chelsean dhe 39 gola të pësuar, statistika për një skuadër që garon për mbijetesën. Trajneri argjentinas kërkon falje për performancën e dobët dhe dështimin e radhës në Premier League.
“Ndjesë tifozëve, më vjen keq për ta. Po e ndjejmë shumë presion. Dhe për momentin nuk po arrijmë të jemi në nivelin e historisë së klubit. Kjo është e vërtetë, duhet pranuar. Duhet të jemi kritikë ndaj vetes. Por, ne nuk do të dorëzohemi”, u shpreh Pochettino. Chelsea, mbrojtja e shtatë më e dobët e kampionatit anglez, renditet në vendin e 11-të, me vetëm 31 pikë të grumbulluara në 23 takime.
sfidanti.al