Fulhami barazoi 2-2 me Burnleyn, Brightoni fitoi në shtëpi, ndërkohë që Newcastle-Luton përfundoi në barazim 4-4. Palhinha zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17-të, ndërkohë që Fulhami gjeti edhe golin e dytë katër minuta më vonë me Rodrigo Muniz. Fofana shkurtoi rezultatin në minutën e 71-të. Armando Broja debutoi me Fulhamin në minutën e 74-t, duke zënë vendin e autorit të dytë të golit. Vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutat shtesë evituan humbjen. Fofana gjeti golin e dytë personal dhe i dhuroi skuadrës së tij një pikë me vlera për objektivin mbijetesë. Brightoni mposhti 4-1 Crystal Palace, ndërkohë që Newcastle dhe Lutoni ndanë nga një pikë pas barazimit të çmendur në “St. James Park”.
sfidanti.al