Goli i katërt i sezonit në Indi, Armando Sadiku tund rrjetën në derbi

Armando Sadiku vazhdon të shënojë në kampionatin indian të futbollit, duke qenë një nga golashënuesit më rezultativ në javët e para të këtij sezoni. Sulmuesi shqiptar, sot ka shënuar golin e katërt të tij në vetëm 11 ndeshje të luajtura. Në derbin e ndezur të Kalkutës mes Mohun Bagan dhe Ist Bengal, Sadiku ishte ai i cili vendosi baraspeshën në shifra, pasi miqtë kishin shënuar të parët që në minutën e tretë të ndeshjes. Në minutën e 17-të, Sadiku mori një pasim nga krahu i djathtë dhe nuk gaboi me një kthesë të shpejtë, duke shënuar golin e barazimit, që ishte i katërti për të në këtë sezon.

sfidanti.al