Tirana duket se ka marrë një rrugë pa kthim pasi kriza financiare duket se është ulur këmbëkryq në klubin bardheblu. Sikur të mos mjaftonte bllokimi i merkatos për katër sesione, presidenti Refik Halili po çmonton dalëngadalë gjithë skuadrën që imponoi jo vetëm resppekt por riktheu besimin te tifozët, të cilët për dy sezone krijuan iluzionin se presidenca nuk do te vepronte më me arrogancë. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, klubi ka larguar dy lojtarë të rëndësishëm, Qefalia dhe Albi Doka duke ia bërë edhe më të vështirë misionin trajnerit Ahmataj i cili duhet të ruajë shpatullat nga sulmet e Skënderbeut dhe Laçit. Një situatë shumë e vështirë në kampin kryeqytetas ku me siguri mungesën e stolit di ta vuajnë dhe kjo mund të reflektohet në rezultatet e skuadrës që nuk arrin të mbajë në gjirin e saj as djemtë e rritur në akademinë bardheblu. Tirana duket e dësjhtpëruar përtë ardhura dhge shkurtim shpenzimesh dhe kjo situatë mund të paralajmërojë të tjera vite të vuajtura si ato që kulmuan me rrëzimin në Kategorinë e Parë.
sfidanti.al