Zhardim: “Mbape mëson nga çdo fjalë që i them”

Futbolistët e Monakos i fituan edhe një herë tjetër simptatitë e botës futbollistike, pasi ata mundën në Dortmund 3-2 Borusian vendase, duke siguruar një epërsi të madhe para ndeshjes revansh. Trajneri i ekipit të Principatës së Monakos, Leonardo Zhardim, tha: “Mbape po përparon me shpejtësi. Ai po luan me neve sezonin e dytë dhe mëson nga çdo fjalë e imja. E kurseva në ndeshjen me Anzherin që të ishte gati për duelin me Borusiam dhe mendoj se ky ishte një vendim i duhur. Mbape po bëhet një profesionist i vërtetë, jam i bindur se atë e pret një karrierë e shkëlqyer”, tha trajneriu Zhardim. Ndeshja revansh në Monako do të zhvillohet qysh të martën e ardhshme në stadiumin “Luigji II”.

sfidanti.al