Nuk është e lehtë të ndahesh nga diçka e jotja pas më shumë se 30 vjetësh. Silvio Berluskoni e bëri këtë gjë ditën e djeshme ndërsa shiti përfundimisht aksionet e tij të Milanit tek investitorët kinezë. Pjesa e fundit e rreth 700 milionë eurove të këtij transaksioni financiar përfundoi pasi u zgjat relativisht gjatë që nga 5 gushti, kur u arrit marrëveshja mes palëve.
Kjo ishte dalja e dytë në pension e Berluskonit, pas asaj në politikë ku ai nuk besohet se do të ketë suksese elektorale, në një moshë tashmë të madhe. Tifozët e Milanit duhet të kenë mbetur të kënaqur që gjithçka përfundoi, pasi u shty disa herë duke u vënë në dyshim dhe duke sjellë shqetësime lidhur me seriozitetin e blerësve nga Kina. Pavarësisht se kanë njohur sukseset më të mëdha pikërisht në Epokën Berluskoni, tifozët kanë qenë të dëshpëruar vitet e fundit, sepse Milani e fitoi titullin për herë të mbrame në 2011 dhe Championsin në 2007. Me Berluskonin u fituan 8 tituj kampion dhe 5 Kupa të Kampionëve.
Kinezët blenë edhe borxhin e klubit, që besohet se është rreth 200 milionë euro, dhe tani vendi i madh lindor ka në pronësi të dy klubet e Milanos (Milan dhe Inter), si dhe të drejtat televizive në Serinë A.
Sfidanti.al