E kërkojnë Koosva dhe Shqipëria por ai shpreson te Gjermania

Portieri shqiptar i Ajaksit, Diant Ramaj, po kthehet në titullar te klubi i njohur holandez, duke fituar besimin e trajnerit Xhon van’t Ship. Në një intervistë të dhënë për mediat e huaja, ai tregon se ka marrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja e Kosovës, por nuk kërkon të vendosë menjëherë. 22-vjeçari shprehet se ai është në pritje të një ftese nga Gjermania. “Më duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj shumë shpejt. Kosova dhe Shqipëria më janë afruar tashmë, por thash se më duhet kohë. Kjo ndoshta edhe pse shpresoj e pres një ftesë nga Gjermania”, ishin fjalët e Ramajt.

sfidanti.al