Pas rikthimit të Jadon Sanchos, Dortmund kërkon të tjera përforcime në sulm. Sipas asaj që shkruan “derwesten.de”, klubi gjerman ka identifikuar Edon Zhegrovën si një futbollist i cili mund të jetë i nevojshëm për skemat e trajnerit Edin Terzic. 24-vjeçari luan prej katër sezonesh te Lille dhe në Ligue 1 numëron 50 ndeshje. Në këtë edicion, Zhegrova në kampionat ka realizuar 1 gol dhe ka asistuar 4 herë. Për lojtarin, Lille ka vlerësim të madh dhe kërkon mbi 20 milionë euro. Për Zhegrovën kalimi në një kampionat si ai gjerman do të ishte vërtetë një “trampolinë” e madhe për të. Sa i takon interesimit, Dortmund nuk është skuadra e vetme, pasi pas “dere” janë edhe ekipe të tjera nga kampionate të ndryshme.
sfidanti.al