Juventus “mposht” Interinm Djalo vishet bardhezi

Juventus është gati që të bëjë lëvizjet e para në merkato. Cristian Giuntoli është shumë pranë transferimit të lojtarit të skuadrës së Lille, Tiago Djalo. Skuadra torineze ka arritur që të mposht konkurrencën e Interit, e cila kishte një marrëveshje për transferimin e tij në qershor me parametra zero. Lille do të përfitojë 3.5 milionë euro dhe 10% në rast të rishitjes së lojtarit në të ardhmen. Qendërmbrojtësi në fakt vjen nga një dëmtim i rëndë, pas kapitjes së ligamentit krucial dhe do t’i duhet pak kohë që të ambientohet. Juventus ndërkohë po punon edhe në dalje, teksa me shumë mundësi Moise Kean mund të largohet në formë huazimi te Monza ose Fiorentina. Kjo e fundit e kërkon me ngulm, por problem është paga e sulmuesit, 3 milionë euro në sezon.

sfidanti.al