Bavaria do të nderojë “Perandorin” e futbollit gjerman duke i organizuar atë, e cila mund të konsiderohet si “ceremonia funebre më e madhe të gjitha kohërave”. Fjalët e Karl-Hainc Rumeniges lënë të kuptohet se Bajerni i Mynihut po organizohet për t’i dhënë lamtumirën legjendës Bekenbauer. Në një prononcim për “Sport Bild”, Rumenige ka bërë me dije se klubi i Bajernit po bën gati “Allianz Arena”-n për të përcjellë drejt banesës së fundit “Perandorin”.
Nga fjalët e 68-vjeçarit mund të kuptohet qartë se ceremonia funebre mund të jetë e hapur për publikun e gjerë dhe duke parë kapacitetin e stadiumit (75,024 ulëse) një premtim i tillë nuk është utopi. “Kam biseduar me Uli Hënesin të hënën mbrëma mbi idenë e organizimit të një ceremonie madhështore. Do të takohemi brenda pak orësh për të vendosur se çfarë do të bëjmë”, tha Rumenige. Bekenbauer ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare në Salcburg, ku jetonte më bashkëshorten e tij, Hajdi dhe dy fëmijët (Xhoel dhe Françeska).
sfidanti.al