Tirana humbet edhe Ardit Hilën

Ardit Hila nuk është më pjesë e Tiranës. Bardheblutë kanë zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin, i cili këtë edicion u aktivizua në 12 ndeshje dhe shënoi edhe dy gola. Pas një sezoni e gjysmë 31-vjeçari ndan rrugët me kryeqytetasit, teksa me bardheblutë arriti që të marrë vetëm një Superkupë Shqipërie. Në aventurën e tij, Hila luajti 55 ndeshje me Tiranën, duke shënuar dhe 10 gola në të gjitha kompeticione. Pritet që e ardhmja e tij të jetë në Kategorinë e Parë, ku Elbasani ka shfaqur interesim konkret për të. Për mesfushorin kalimi tek Elbasani do ishte një rikthim tek skuadra ku u formua si futbollist dhe luajti për shumë edicione. Hila në të shkuarën ka qenë dhe pjesë e Partizanit, Kukësit dhe Teutës.

sfidanti.al