Tirana në pikë të halllit, të tjerët bëjnë “rrëmujë”

Merkatoja e janarit është një nga sesionet më të çuditshme nëse e shikojmë në realitetin shqiptar. Pothuajse çdo janar, të gjitha skuadrat i kapin ethet e garës “kush të blejë e shesë më shumë” për të ndryshuar radikalisht grupet e fazës së parë. Duhet thënë se ky është një fenomen kryesisht i klubeve pa eksperiencë dhe pa busull të qartë ndërsa lëvizje të tilla jo vetëm që prishin grupet e detyrojnë trajnerët t’ia nisin nga e para por tregojnë kryesisht mungesë respekti ndaj atyre që për 4 muaj djersisin për fanellat që jo rrallëherë në janar i përballin menjëherë si kundërshtarë.

Kaq të shpeshta dhe të mëdha janë ndryshimet në skuadrat shqiptare gjatë merkatos së dimrit aq sa me humor ndonjë lojtar e ka pranuar se mund të ketë ngatërruar edhe fanellë në një pasim apo moment festimi. Gjithsesi ky nuk është aspak rasti i Tiranës që do të mbetet skuadra më homogjene e këtij sezoni dhe jo për dëshirë të saj por për shkak të rrethanave në të cilat gjendet presidenti Refik Halili. Dy vjet më parë i hedhur në gjyq nga familja e ish-presidentit Seferi, pa më tej i deytruar të shlyente shumë borxhe ndaj ish-lojtarëve aspo punonjësve dhe sot në të njëjtën situatë. E rëndë po të mendosh që kulbi nënkampion dhe marka më e titulluar e vendit nuk ka para të shlyejë 2 apo 3 detyrime të prapambetura. Kjo tregon qartësisht krizën financiare jo vetëm të Tiranës por gjithë Superiores që nuk e dimë ende se sa dhe si i arkëton të ardhurat nga të drejtat televizive ndërsa tifozët i numëron me “pikatore” ashtu si edhe reklamat që sigurojnë të ardhura. Tirana është sot pasqyra më e qartë e Superiores.

Nga Pirro Bardhyli