Fernando Santos është ulur në stolin e Besiktas. Klubi turk ka firmosur me trajnerin portugez, duke i dhënë fund kështu kërkimeve për gjetjen e një tekniku. “Fernando Santos, nga Portugalia, është emëruar menaxher i ekipit tonë të futbollit. Ne e mirëpresim atë në shtëpinë e tij të re”, shkruan Besiktas. Santos mbahet mend për faktin se ka drejtuar Portugalinë për shumë vite. “Timonieri” i lindur në Lisbonë udhëhoqi së fundmi Poloninë, por u shkarkua për shkak të humbjes me Shqipërinë në kualifikuese. Në nivel skuadrash, ai ka qenë trajner i Estoril Praia, Estrela, Porto, ARK, Sporting, Benfica dhe PAOK. Sa i takon arritjeve të tij në karrierë, mund të përmendim fitimin e Euro 2016, fitimin e Ligës së Kombeve, fitimin e një titulli të kampionatit portugez, fitimin e 2 titujve të Superkupës së Portugalisë, fitimin e 2 titujve të Kupës së Portugalisë dhe fitimin e 1 titulli të Kupës së Greqisë.
sfidanti.al