Cikalleshi kërkoi rrogat e prapambetura, klubi e përjashton

Sokol Cikalleshi nuk luajti dje kundër Galasaray sepse drejtuesit e Konyaspor vendosën ta lënë jashtë listës. Bashkë me sulmuesin e Kombëtares është lënë jashtë dhe portieri i parë Paul Bernardoni. Ky vendim erdhi pasi dy lojtarët kërkuan të shlyheshin pagat e prapambetura. Kështu raporton “Webaslan” nga Turqia. Veprim i çuditshëm ky nga klubi që militon në Superligën turke. Cikalleshi është golashënuesi i sezonit për ta, ndërsa Berndardoni ka luajtur çdo ndeshje si titullar duke mbrojtur portën. Po ashtu me 8 golat e tij dhe 2 asistet, mban vendin e 7 në renditjen e golashënuesve të Superligës turke. Pritet si do shkojë e ardhmja e dy lojtarëve në vazhdim. Aktualisht ndeshja mes Galatasaray dhe Konyaspor e vlefshme për javën e 19, ka përfunduar 0 me 0 në pjesën e parë.

sfidanti.al