Coutinhon sot nuk e do askush


Philippe Coutinho po kalon një moment të vështirë edhe pse ka pas një karrierë të lavdishmë në klubie si Inter, Liverpool dhe Barcelona. Sot brazilianin nuk e dëshiron askush, ndërsa saktësisht 6 vite më parë ai u transferua nga Premier League në La Liga me destinacion Barcelonën për 135 milionë euro.  Në vazhdim ai shkoi si huazim në Bayern Munich dhe pastaj te Aston Villa, por Unai Emery  nuk llogariste tek ai dhe u largua. Destinacioni i zgjedhur ishte Al Duhail  i Katarit, skuadër të cilës iu bashkua në formë huazimi për një sezon, duke bërë edhe një herë një hap prapa në karrierën e tij. Ai mbërriti në Doha në shtator dhe ka luajtur vetëm 11 ndeshje, gjithsej 713 minuta, ku kishte katër gola dhe një asist. Kur të përfundojë huazimi i tij, ai do të kthehet në Birmingham, por realiteti mbetet i njëjtë. Emery nuk e dëshiron dhe do të duhet të gjejë një mënyrë tjetër për ta postuar diku.

sfidanti.al