Ish-pjesëtari i përfaqësueses së Gjermanisë dhe të Mançester Junajtidit, Bastian Shvainshtaiger, e prishi kontratën me Junajtidin dhe nënshkroi një të re me ekipin e Cikagos që konkurron në kampionatin e SHBA-së, MLS. Trajneri i “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo, është fajtori kryesor për largimin e këtij futbollisti gjerman nga “Old Trafordi”, pavarësisht ai kërkoi falje për trajtimin jo të përshtatshëm të Shvainit që e pranoi kërkesën për falje të Murinjos, duke theksuar se ai, edhe më tej, do të jetë tifoz i Junajtidit.
“Fjalët e tij tregojnë edhe karakterin e tij. Situata nuk ishte e këndshme as për mua dhe as për të (Murinon), por unë i uroj më të mirën klubit të Mançesterit. Shpresoj që ai të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve. Do t’i shikoj ndeshjet e tij dhe do të bëj tifozllëk për të, sa herë që ai të luajë”, tha Shvainshtajgeri.
sfidanti.al