Karim Benzema ndodhet në Madrid

Prej dy ditësh faqet e para të gazetave të ndryshme sportive janë mbushur me një histori sa të trishtë aq edhe enigmatike. Mediet arabe raportuan prej 48 orësh se Benzema ishte zhdukur pa lënë gjurmë, duke mbyllur edhe llogaritë në rrjetet sociale, megjithatë ka qenë një drejtues i Al Ittihad ai që ka hedhur poshtë aludimet. “Benzema na kërkoi tri ditë leje për të shkuar në Madrid, për disa çështje të tij personale. Ka ikur të enjten në mbrëmje dhe do të jetë normalisht në stërvitje në fillim të javës. Ai është një profesionist shembullor dhe më vjen keq që dalin lajme të tilla”, u shpreh drejtuesi i Al Ittihad. Mungesa e Benzema ka qenë e “justifikuar” nga klubi, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera. Por me aq sa është kuptuar Benzema ka dashur që të festojë ndërrimin e viteve në Europë dhe për këtë arsye ka marrë leje nga klubi.

sfidanti.al