Ç‘ishte kjo që ndodhi me Egantian ? Ishte tufan i Tiranës apo dorëzim i Egantias? 5 gola në portën e ekipit më të mirë të gjithë vitit janë bërë objekt “studimi” dhe një pyetje dyshuese është përmbi të tjerat: vrau veten Egnatia apo e vranë me komandë? Le të përpiqemi, që për çdo gol të thithur nga ekipi rrogozhinas të zbulojmë një arsye “rebelimi”…
1 – Në një kampionat ku të gjithë e dredhin bishtin, Egnatia nuk mund të shpëtonte dhe të mbetej deri në fund të vitit me shenjën e horoskopit “virgjëresha”…
2- Në futbollin tonë ka edhe humbje, edhe me një shuplakë golash si kjo e Egnatias me Tiranën, që fshehin një lloj rebelimi ndaj sistemit! Apo kur të thonë : mos u largo shumë në klasifikimin se do të dëmtosh veten …
3- Kishte frikë Egantia të thërriste me sa kishte fuqi se si ka mundësi që futbollisti Rafael Duamena, absolutisht më i miri sa ishte gjallë, nuk u preferua nga “çunat e FSHF-së” si futbollisti i kurorës! Mirë që nuk e ndihmuam të jetonte atë ditë fatale, por paska edhe ditë më të keqe se ajo….
4- Thonë të moçmit e futbollit se skudra si sillet në fushë, zbulon dhe fytyrën e trajnerit. Dhe stili romantik i Egnatias gjatë gjithë vitit, ka qënë si “qumësht blete” në një kampionat pa koshere! Sado që mbetet i preferuar “perjetë” trajneri Shehi për shefat, nuk ka dyshim se Edlir Tetova i Egnatias ishte befasia më e intriguese…
5- A lejohet që Egnatia të dal kampione në një kampionat, fatet e tw cilit luhen më shumë sipër sesa poshtë. Nje lojë me shumë skenarë, por pa dëshimtarë… Thonë se kjo ndeshja e fundit, ndeshja e mëkatit stermadh, ku porta e tyre u bë si “kuti votimi” me 5 gola, ka qënë një shenjë pendese për mëndjelehtësinë e treguar, që ia mbathën në arrati në klasifikim, duke dalë dukshem nga roli i caktuar nga regjia…
Sfidanti.al