Skuadra më e shtrenjtë e planetit sipas “Transfermarkt”

Portali gjerman “Transfermarkt” ka publikuar 11-shen më të shtrenjtë në botë. Treshja e sulmit udhëhiqet nga Haland dhe Mbape që vlejnë 180 milionë euro dhe Vinicius Zhunior që vlen 150 milionë euro. Ndërsa mesfusha përbëhet nga ylli i Realit, Belingam që vlen 180 milionë euro dhe Rodri 110 milionë euro. Pjesë e mesfushës më të shtrenjtë është edhe dyshja e Arsenalit Bukajo Saka dhe Deklan Rajs. Treshja mbrojtëse është Gvardiol, Ruben Diash dhe Saliba. Ndërsa portieri më i shtrenjtë është ai i Milanit, Majk Menja.

 

sfidanti.al