Denoncohet Eto’o, nuk paguan për vajzën biologjike

Samuel Eto’o mund të ketë qenë sulmues i klasit botëror, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ish-bomberin në rolin e babait. Vajza e tij ka hapur një çështje duke e akuzuar ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Interit pasi ai nuk ka pranuar të paguajë asnjë qindarkë për të që prej vitit 2002 kur ajo ka ardhur në jetë. Annie erdhi në jetë pas një historie të shkurtër të Eto me italianen Anna Maria Barranca. Në vitin 2015 pas testit të ADN-së, gjykata i caktoi atësinë ish lojtarit që sot është drejtuesi më i lartë i federatës kamerunase të futbollit. Annie sot 21 vjeç deklaron se Eto’o nuk i ka paguar asnjë qindarkë pas vendimit të marrë nga gjykata 8 vite më parë, ndërsa ai nuk pranon të ketë asnjë kontakt me të. Kjo nuk është hera e parë që Eto’o përballet me akuza të tilla pasi është denoncuar edhe nga María Ángeles Pineda me të cilën ka sjellë në jetë edhe një fëmijë dhe për të cilën duhet të paguajë 16 mijë euro.

sfidanti.al