Çfarë tersi ! Sa herë që Duka kërkon  t’i bëj gol Edi Ramës…

Sa herë që presidenti Duka tenton të bëj gol në portën e kryeministrit Rama, “gjuajta” e tij janë të rrezikshme për autogol! Herën e fundit, mu në startin e asaj  që quhet  “nata e më të mirëve” , kryeministri Rama u shfaq me një kuti në dorë dhe presidenti Duka, të cilit nuk i shohin sytë gjë tjetër, ka ngacmuar të madhin me këto fjalë:

-“ Zoti Rama, mos keni sjellë gjë para në atë kuti?”

Dhe i madhi që nuk ia përton të voglit, i cili bëhet i madh vetëm me vartësit e tij te topit :

“ Mëndja vetëm tek paratë të shkon ose  tek..vezët!” Po kjo me vezët ç‘na ishte? Apo ngaqë shefi hyri në skenë  fillimisht  nga bota e pulave, më pas bwri “revolucionin” e madh :  topit i dha formën e vezës dhe njeriut të futbollit..formën e pulës!

Sfidanti.al