Barcelona mori vetëm një pikë në “Mestalla”. Kampionët në fuqi të Spanjës kaluan në avantazh me anë të Joao Felix, por vendasit barazuan Hugo Guillamon, i cili vulosi barazimin 1-1. Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi pa fitore për skuadrën e Xavit mes kampionatit dhe Champions League. Në lidhje me duelin ndaj Valencias, trajneri katalanas u shpreh se ekipi i tij humbi 2 pikë. “Jemi në rrugën e duhur, por hodhëm në kosh dy pikë, njësoj si javën e kaluar. Kishim raste të mjaftueshme për të fituar ndeshjen, por kthehemi në shtëpi me një pikë që na lë të pakënaqur. Mungesa e saktësisë përpara portës nuk është normale… Dhe mendoj se është më e madhe se cilësia që kemi në mbrojtje. Është koha të jemi autokritikë dhe të kërkojmë më shumë nga vetja. Në dhomat e zhveshjes ka zemërim dhe zhgënjim, ashtu ndihem edhe unë. Sepse zhvilluam një ndeshje të mirë, por nuk arritëm të fitonim”, deklaroi Xavi, i cili po përballet me kritika të shumta.
sfidanti.al