Silvinjo si “Helena e Trojës” : ndizet  lufta për dekorimin e tij !

Sa herë që bëhet dasëm çahet daullja ! Dhe “dasmat” tona në futboll kanë  qëlluar dy herë në një  jetë të komplikuar me topin! Nje herë nga qielli dhe një herë nga toka.! Një herë në Europianin e 2016-tës dhe një herë në Europianin, i cili  do të luhet në Gjermani më 2024-ën. 8 vite më parë, u bë “luftë politike” kush e kush t’i dekoronte më shpejt e më shumë  futbollistët e Kombëtares,  Kryeministria apo Presidenca.

Këtë herë,  lufta duket si politikë brënda sportit. Një garë shpejtësie, pa kontroll “dopingu”,  mes Komitetit Olimpik dhe vetë FSHF-së.  Tamam- tamam, derbi mes yjeve : Yllit të Olimpizmit dhe “yllit të futbollit”. Dhe si  “Helena e Trojës” në këtë rast është shndërruar trajneri Silvinjo, që edhe vetë duket i befasuar, pasi  erdhi me kërcimin e  njohur të “Sambës” dhe po shndërrohet në “Shën Silvinjo”…

Fakti më i bukur i këtij shfrenimi dekorimesh është se FSHF dhe Komiteti Olimpik as nuk e njohin njëri – tjetrin institucionalisht, madje “zotat” e tyre, Fidel Ylli dhe Armando Duka,  bëjnë sikur pajtohen  vetëm kur flitet per fitimet nga bastet dhe.. kur  jep urdhër  kryeministri Rama….

Sfidanti.al