Shehi fiton gjyqin ndaj Tiranës

Orges Shehi është tashmë një trajner i lirë. Ish-tekniku i Tiranës ka fituar përballjen ligjore me klubin bardheblu, çështje që kishte përfunduar në fokusin e Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve. E pikërisht nga aty ka dalë vendimi që në fakt ishte i pritur.

Pezullimi, në vetvete i paprecedent për shkak rezultatesh, është bërë nul nga vendimi institucional dhe për më tepër Tirana detyrohet të paguajë tashmë rrogat e prapambetura, që i detyrohet ish-trajnerit që në dy vite e shpalli kampion dhe nënkampion formacionin kryeqytetas. Bëhte fjalë për muajt korrik, gusht, shtator bashkë me shfrytëzimin e imazhit, ndërsa klubi duhet të paguajë tani edhe pjesën e mbetur të kontratës me Shehin, deri në 31 maj, por pa përfshirë pjesën e shfrytëzimit të imazhit, duke qenë se 46 vjecari nuk është më në detyrë dhe për këtë arsye edhe i promovueshëm si figurë.

Ajo që në fakt ka më shumë rëndësi në këtë çështje është se Shehi është i lirë të vazhdojë karrierën e tij dhe të firmosë me çdo klub që do të jetë i interesuar për shërbimet e teknikut. E te Partizani duhet të jenë duke fërkuar duart, sidomos pas një serie prej 5 barazimesh radhazi.

sfidanti.al