Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandes nuk e ka fshehur zhgënjimin për humbjen 2-4 përballë Gironës. Barcelona ndonëse ka krijuar shumë, ka gabuar shumë herë më tepër, duke ia lehtësuar Gironës. Një humbje që djeg dhe trajneri Xavi është i vetëdijshëm.
“Kjo është një humbje e vështirë, një humbje shumë e rëndë, por që duhet ta pranojmë pasi nuk kemi luajtur mirë. Girona ka bërë shumë mirë, por është faji ynë. Ne nuk kemi qenë në nivelin që duhet të jemi. Nuk kemi qenë të mirë me topin. Kjo na ka kushtuar shumë shtrenjtë”, ka thënë Xavi.
Trajneri i Barcelonës, gjithsesi ka refuzuar të dorëzohet në garën për titullin. “Me këtë humbje jemi shtatë pikë larg, që janë shumë, por ka mbetur më shumë se gjysma e kampionatit për t’u luajtur. Jemi shumë të zhgënjyer, por ka mbetur edhe shumë Ligë. Duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi”, ka deklaruar trajneri i Barcelonës.
sfidanti.al