Nick Kyrgios bëhet pjesë e platformës për të rritur ”OnlyFans”

Platformës sociale për të rritur, “OnlyFans”, nuk po i rezistojnë dot as sportistët. Tenisti i njohur, Nick Kyrgios, ka vendosur të hyjë në rrjetin social ku postohen video erotike me pagesë. Australiani njihet për sjelljen e tij ndryshe në fushat e tenisit, që e ka bërë shumë të dashur për publikun, por që nga ana tjetër e ka lënë pa trofe të rëndësishëm në karrierë, pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm që ka. “Hyrja në OnlyFans është lëvizje fantastike. Ata po i revolucionarizojnë rrjetet sociale dhe doja të isha pjesë e kësaj gjëje. Sportistët nuk duhet të dalin vetëm nëpër fusha, por edhe online. Unë dua të krijoj, prodhoj dhe zotëroj përmbajtjen time. Kjo është e ardhmja. Unë kam vite që flas direkt me admiruesit e mi dhe e di mirë se çfarë duan të shohin. Sigurisht që do të ketë gjëra në lidhje me tenisin, por edhe gjëra të tjera. Tatuazhe, anën time intime dhe gjithçka tjetër”, shkruan 28-vjeçari. Vetëm në vitin 2022, 239 milionë përdoruesit e platformës “OnlyFans”, kanë shpenzuar mbi 5 miliardë dollarë në këtë platformë. “OnlyFans” merr 20% të fitimit të personit që shet fotot apo videot e tij “pikante”, ndërsa 80% shkojnë për vetë krijuesin e tyre.

sfidanti.al