Marcos Alonso rikthehet në vitin 2024

Për Marcos Alonson duket se është një sezon i mallkuar. Mbrojtësi spanjoll deri më tani ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në kampionat dhe Champions League, duke mos arritur të japë kontributin e dëshiruar për Barcelonën. Arsyeja është një problem që e ka prekur prej disa kohësh: Dhimbjet e mesit. Ditën e sotme, klubi katalanas bëri të ditur se mbrojtësi do të duhet t’i nënshtrohet trajtimeve specifike dhe se gjendja e tij do të vlerësohet dita-ditës. Me shumë mundësi ai do të rikthehet në fushë në vitin 2024, edhe pse nuk është e qartë se sa kohë do të jetë jashtë. 32-vjeçari në sezonin e parë me Barcelonën u impenjua në 24 takime të La Liga. Në edicionin 2022/2023, ai realizuar një gol, ndërsa nuk dhuroi dot asnjë asist. Në të kaluarën, ai ka mbajtur veshur fanellën e Fiorentinës dhe Bolton,  ndërsa mbahet mend për vitet në Londër, me bluzën e Chelseat.

sfidanti.al