Infantino dëshiron që Messi të luajë edhe 47 vjeç

Lionel Messi ka vite që luan futboll në nivel të lartë, ndaj së fundmi është shpallur futbollisti më i mirë në botë për të tetën herë në karrierën e tij të shkëlqyer. Pyetja është se për sa kohë ai do të jetë në gjendje të ruajë atë nivel, por së fundmi ai la të kuptohet se mund të jetë në dispozicion të kombëtares së Argjentinës edhe për Kupën e Botës 2026. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino shpreson ta shikojë 36-vjeçarin për një kohë të gjatë në aksion. “Shpresoj se ai do të jetë në Botërorin e ardhshëm edhe atë pas tij në 2034”, ka thënë Infantino për futbollistin që shumë e quajnë më të mirën e të gjitha kohërave.

sfidanti.al