Bayern Munchen është i interesuar për mbrojtësin e Aston Villas, Clement Lenglet. Lojtari aktualisht është i huazuar te Villa nga Barcelona dhe ka pasur vështirësi për të gjetur minuta në këtë sezon të Premier League. Bild Sport raporton se mbrojtësi mund të jetë më shumë se një mendim për Byernin në këtë merkato që do të hapet në muajin janar. Gjithsesi, fjalën e fundit do ta thotë Unai Emery, momentalisht në vendin e katërt të Premier League dhe Lenglet mund të përfaqësojë një alternativë më shumë në mbrojtje gjatë këtij sezoni të ngjeshur dhe shumë të ngarkuar. Kim Min-Jae dhe Matthijs de Ligt janë të dëmtuar momentalisht dhe nuk ofrojnë siguri në Bavari ku shtatlarti në pronësi të Barcelonës do ta bënte Tuchel të ishte disi më i qetë.
sfidanti.al