Borxhet fusin në telashe Cafu

Ish-mbrojtësi i Romës, Milanit dhe Brazilit, Cafu, duhet të heqë dorë nga vila e tij në San Paolo për 4.7 milionë euro edhe pse vlera e vërtetë e pronës është rreth 7,5 milionë. Shkak është bërë një borxh i pashlyer nga ana e ish-mbrojtësit të krahut dhe në këtë mënyrë shtëpia do t’i konfiskohet.

Prona ndodhet në një nga zonat rezidenciale më luksoze të San Paolos dhe në të ndodhen 6 suita, pishinë, fushë futbolli, sallë lojërash dhe një sauna. Shtëpia bashkë me oborrin shtrihet në 2582 metra katrorë dhe Cafu duhet të largohet brenda 45 ditëve pasi disa tentativa për ta shitur në ankand dështuan dhe tashmë prona do të kalojë në llogarinë e institucionit që braziliani i detyrohet 4.7 milionë.

sfidanti.al