Borriello: Me Conten villnim në stërvitje

Futbolli italian ka nxjerrë në vitrinë disa nga trajnerët më origjinalë të historisë ku një prej tyre është padyshim edhe Antonio Conte. I dalluar për metodat e tij të cilësuara britale nga lojtarët, Conte i shtrydh deri në pikën e fundit të gjithë elementët që ka në dispoziocion gjatë punës në një klub dhe për këtë një dëshmi tjetër e shton edhe ish-sulmuesi, Marco Borriello.

“Me Conten të gjithë villnim në fushë gjatë seancave stërvitore te Juventusi. Monitoroheshim nga profesori Sassi dhe një sistem për rrahjet e zemrës. Kur dikujt i uleshin rrahjet e zemrës, atëherë atij i tërhiqej vëmendja sepse duhej të rriste intensitetin. Me Conten arrita deri në 196 rrahje në minutë. Kisha arritur deri në 99 % të kapacitetit tim maksimal. Gjithsesi ai ishte një sforcim që të dielën në ndeshje të bënte më të aftë. Conte është një monstër sepse të korrigjinte vazhdimisht dhe të ndihmonte të përmirësoheshe. Një mjeshtër”.

sfidanti.al