Derbi si anektoda, kur doktori ia ka me të futme pacientit!

Edhe një ndeshje që ka mbetur “gjallë”  në Superligë, kjo ndeshja Derbi mes Tiranës dhe Partizanit, edhe ajo është e sëmurë prej kohësh. Dhe sëmundja e saj është si puna e asaj anektodës që doktori e mbante vetë të sëmurë pacientin, vetëm e vetëm  që ta zhvaste dhe s’e shëronte me ilaçet e tij, por e përkeqesonte…

Edhe Derbi kështu e ka pësuar! “Doktori” ia ka me futme pacientit. Ka më shumë dhunë se sa futboll, ka më shumë tymnajë se sa lojë, ka më shumë stola të thyer se sa aksione në lojë.  Madje  sëmundja e Derbit ka shkuar edhe më thellë, deri  “në kockë”, pasi goditen edhe futbollistët në fushë! Në një “luftë” tjetër, derbin që shkoi,  qëlloheshin portierëet me fishekzjarre, të cilët u shtrinë sa gjatë gjërë në fushë. Këtë herë shinjestra doli jashtë rrezes së portës..goditeshin  futbollistët ne zemër të fushës!

Pyetja e parë: Pse vazhdon të na dhunojë Derbi? Si shpjegohet ky qamet me top?Apo keshtu na duhet:  nga njëra anë të lumtur në Europian me Kombëtaren, nga ana tjetër..o burra të shpëtojmë kokën nga..Derbi i dhunës!

Siç duken bathët, ky është çmimi që duhet të paguajmë për të mbushur një herë të vetme stadiumin gjatë  sezonit.Grotesku  i teatrit  mbërrin “eliksirin”,  kur trajnerët e Derbit dalin dhe “zbërthejnë taktikisht” një ndeshje të mbaruar, që ka kohë që ka mbyllur sytë, por na duhet që “ i vdekuri” të duket sikur është gjallë…

Sfidanti.al