Osimhen nuk largohet nga Napoli

Sulmuesi Viktor Osimhen, që është shndërruar në beniaminin e tifozerisë, është shumë pranë rinovimit të kontratës me Napolin, pavarësisht përplasjeve që ka pasur me klubin në këtë fillim sezoni. Me Osimhen jemi në fazën e firmës mbi kontratën e dakordësuar që në verë dhe që kishte mbetur pezull. Do të jetë me ne edhe për katër vite”, tha De Laurentiis, duke lënë të kuptohet se kontrata e sulmuesit do të zgjatet deri në 2027-ën, dy vite më shumë nga ajo aktualja. Numri një i Napolit mohoi zërat për një rinovim të kontratës së gjeorgjianit Kvaratskhelia, duke theksuar se ai tashmë e ka një kontratë deri në 2027-ën dhe në kohën e duhur do të negociohet për zgjatjen e saj.

sfidanti.al