Sulmuesi me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic mund të mos kishte përfunduar te Frosinone ku po shkëlqen këtë sezon të Serie A. Këtë e zbulon drejtori sportiv i skuadrës romane, Giulio Angelozzi në një rrëfim interesant për mediat italiane, ku thekson se ishte bashkëshortja e tij ajo që e shtyu të finalizonte operacionin pasi fillimisht ai nuk ishte i bindur për cilësitë e lojtarit në pronësi të Bayern Munchen. Ai thekson se në një moment kur bisedimet po dështonin, e telefonoi bashkëshortja duke i thënë se duhej t’i vinte turp pasi ai u kishte dhënë fjalën prindërve të tij shqiptarë dhe duhej ta mbante atë.
“Bashkëshortja ime është gjermane dhe telefonatat e para i kishim bërë me familjen e lojtarit. Ajo krijoi një empati shumë të madhe me ata sepse ndajnë të njëjtën kulturë. Ajo i kishte bindur që ai të transferohej te Frosinone por për një moment marrëveshja ishte shumë larg. Më telefonuan edhe prindërit e lojtarit të cilët më kërkuan llogari dhe më thanë se duhej të më vinte turp që po tërhiqeshim. Mbajtëm fjalën ndaj familjes dhe i dhamë besim djalit”.