Manchester City synon pasardhësin e Lionel Messit

Manchester City po monitoron talentin argjentinas Claudio Echeverri. Adoleshenti është krahasuar me 8 herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi, dhe cilësitë e tij janë në rritje pas një paraqitjeje të shkëlqyer për Albiceleste në Kupën e Botës U-17. Paraqitjet e Echeverrit në turne përfshijnë një tre golësh kundër Brazilit në çerekfinale, një gol kundër Venezuelës në fazën me eleminim dhe dy të tjerë kundër Japonisë në fazën e grupeve. Vetëm shoku i tij i skuadrës Agustin Roberto shënoi më shumë, me Argjentinën që zuri vendin e katërt pasi u eliminua nga Gjermania dhe u mund nga Mali në play-off për vendin e tretë. Sipas The Mirror, City po e monitoronte nga afër gjatë gjithë turneut me synimin për të sjellë Echeverrin në stadiumin Etihad. Mesfushori sulmues, i cili numëron edhe 4 ndeshje me River Plate, besohet të ketë një klauzolë lirimi me vlerë pak më shumë se 25 milionë euro në kontratën e tij.

sfidanti.al