Ronaldo jr. në radarët e klubeve të mëdha

Cristiano Ronaldo Junior, djali i legjendës Cristiano Ronaldo, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e futbollit europian dhe mund të jetë shumë shpejt një nga emrat më të diskutuar të brezit të ri.

Talenti i lindur në vitin 2010 po shkëlqen me ekipet e të rinjve të Al Nassr, por sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë “The Sun”, disa prej klubeve më të mëdha të Europës po e ndjekin nga afër zhvillimin e tij.

Në listën e të interesuarve janë disa gjigantë si Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Bayern Munich, ndërsa nuk mungojnë as klubet italiane, ku përmenden Juventus, Inter dhe Atalanta.