Osmani “zbulon” Vllazninë e vërtetë

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani mori një shuplakë tjetër pas humbjes në Rrogozhinë ndaj një skuadre që në fushë dukej se mbante emrin e skuadrës shkodrane por në të vërtetë është Egnatia. Rezultati i qartë 3-0 ndaj kuqebluve e konsolidon pozitën e skuadrës së Tetovës në krye të klasifikimit, por për trajnerin Osmani ky është një moment “jo” dhe kjo është ndeshja kur tekniku nga Maqedonia e Veriut po ndërgjegjësohet për forcën e vëretë të kësaj skuadre të cilën nuk arriti ta ndreqte as Migen Memelli.

“Është e vërtetë, kështu nuk shkon, diçka duhet të ndryshojë. Sot nuk e kuptuam se kur ishte momenti për të sulmuar dhe kur ishte momenti për t’u mbrojtur. Kemi bërë edhe analiza sesi të mos pësojmë këto gola dhe në mënyrë të ngjashme e pësojmë. Duhet të bëjmë më mirë sesa kaq. Duhen përforcime me patjetër në janar, na duhen përforcime të vërteta. Por kemi edhe tre ndeshje për të luajtur dhe duhet të vazhdojmë më tej”, deklaroi Osmani.

Qartësisht i zhgënjyer trajneri i skuadrës shkodrane që më në fund e pranon se klubi duhet të ndërhyjë për të korrigjuar gabimet e merkatos së verës ku drejtuesit vendosën një bast të rrezikshëm duke çmontuar ekipin e sezonit të kaluar dhe tashmë pasojat i vuajnë të gjithë.

sfidanti.al