Aventura arabe zgjat vetëm pak muaj, Batha njofton zyrtarisht divorcin

Idriz batha është një futbollist i lirë. Mesfushori 31-vjeçar gjirokastrit ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e Al Najma, që militon në Ligën e Dytë të Arabisë Saudite. Lajmin e ka dhënë vetë Batha në rrjetet sociale, ku ka falënderuar klubin ku qëndroi vetëm për disa muaj, pasi u transferua atje vetëm këtë verë.“Faleminderit Al Najma. Një eksperiencë e shkurtër, por që do të mbetet gjatë në memorien time. Ju uroj shumë suksese dhe gjithë të mirat”, shkruan Batha në mesazhin e lamtumirës. Mesfushori iu bashkua Al Najma në verë dhe firmosi për një sezon, teksa gjatë kësaj periudhe luajti 8 ndeshje në kampionat dhe një në Kupën e Mbretit.

sfidanti.al