Sokol Cikalleshi ka qenë protagonist sot në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u fut aktivizua 30 minuta nga fundi i duelit Koniaspor-Kasimpasa. Pas vetëm katër minutazh në tapenin e blertë sulmuesi shqiptar zhbllokoi rrezultatin, duke kaluar në avantazh skuadrën vendase. 33-vjeçari shfrytëzoi një pasim të bukur nga e majta dhe dërgoi topin në rrjetë duke ndezur festën e tifozëve të Koniasporit. Ky është goli i pestë sezonal në Superligën turke për sulmuesin shqiptar.
sfidanti.al