Guardiola vazhdon edhe nëse City dënohet

Pep Guardiola ka zbuluar se çfarë do të bëjë në rast se Manchester City dënohet për shkelje të rregullave të Fair-play financiar. Javën e kaluar, u konfirmua se Evertoni është dënuar me heqje të dhjetë pikëve për shkak të thyerjes së këtyre rregullave. Duke folur për mediat përpara ndeshjes së City-t kundër Liverpool, Guardiola u pyet për të ardhmen e tij nëse kampionët e Anglisë shpallen fajtorë.

“Unë nuk do ta konsideroj të ardhmen time nëse jemi në ligën e dytë, me shumë mundësi do të qëndroja. Nuk do të them asnëj fjalë për Evertonin sepse nuk e di realisht se çfarë ka ndodhur. Janë dy raste krejtësisht të ndryshme. E di që njerëzit thonë pse City nuk po shkon në Championship, por le të presim. Ju lexoni, por askush nuk e di në fakt çfarë po ndodh në të vërtetë. Të gjithë ata që e thonë nuk e dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Nuk i kam lexuar të gjitha, por prisni, çfarë thashë një muaj më parë, nëse kemi bërë diçka të gabuar, do të ndëshkohemi”.

sfidanti.al