Dugarry: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut s’kanë lidhje Euro 2024

Në një deklaratë për RMC, Christophe Dugarry , ish futbollist i njohur francez ka folur pas fitores së thellë të Francës ndaj Gjibraltarit  me rezultat 14-0, ku në mes rreshtash e ka përmendur edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Fitorja e thellë e Francës ka bërë që ai të jetë kritikë ndaj kombëtareve më të vogla, që luajnë në kualifikime.

“Është një ndeshje që do të mbetet në libra, por që mbetet anekdotike. Është një rekord, por një rekord anekdotik. Më pas, unë ngul këmbë dhe nënshkruaj, të gjitha këto ndeshje nuk kanë asnjë dobi, janë për t’i lodhur djemtë, për të lënduar disa prej tyre. I shikoj ndeshje pas ndeshje shtete si Gjeorgjia, Estonia, Azerbajxhani, Mali i Zi, Lituania, Sllovenia, Kazakistani, San Marino, Moldavia, Shqipëria, Malta, Maqedonia e Veriut… Të gjitha këto skuadra janë të kota… Kosova, Andorra, Armenia . .. nuk duhet t’i shohim kurrë!”.

sfidanti.al