NBA tronditet nga një skandal seksual

Një nga talentet më të mëdhenj të NBA-së, Josh Giddey është në qendër të një skandali pasi u shfaq një foto e tij me një adoleshente teksa ishin të zhveshur në dush. Çështja u bë më serioze nga mesazhi bashkëngjitur fotos, ku e mitura thotë se ka kryer marrëdhënie seksuale me yllin e Oklahoma City Thunder. Edhe pse emri i vajzës nuk dihet, ajo është gjimnaziste që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të thotë klasë e 11-të, apo 16-17 vjeçe. Nuk ka munguar edhe një video e basketbollistit australian që i drejtohet vëllait të të dashurës së tij dhe i uron fat në ndeshjen e ardhshme. “Do të vijmë të të shikojmë”, i tha Giddy, i cili mesa duket nuk është njohur me ligjin amerikan dhe rregullat e brendshme të ligës, ndaj pritet reagimi i Oklahomës dhe drejtuesve të ligës. Giddy ka lindur në Melburn në vitin 2001, dhe ishte “zgjedhja” e gjashtë në draftin e NBA.

sfidanti.al