Egnatia përjetëson kujtimin për Dwamena

Raphael Dwamena i përjetësuar në fenellën e Egnatias. Drejtuesit e klubit rrogozhinas kanë vendosur që silueta e festimit të golit dhe simbolet e kapitenit do jenë të vendosura në fanellat e gjithë futbollistëve. Një mënyrë kjo për të nderuar e kujtuar një prej futbollistëve më të mirë të huaj që kanë luajtur në vendin tonë. Kujtojmë që Raphael Dwamena humbi jetën pas një ataku kardiak në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, më 11 nëntor.

Postimi i Instagram i Egnatias

“Gjithmonë me ne…

Festimi i golit dhe simbolet e kapitenit do jenë të vendosura në fanellat e gjithë futbollistëve.

Përjetë KAPITENI ynë…”

sfidanti.al