Avokatët e Florenzit: Ka luajtur bixhoz

Avokatët e Alessandro Florenzit konfirmojnë se mbrojtësi i Milanit pranoi se ka luajtur bixhoz duke përdorur faqe të paligjshme, por kurrë nuk ka vendosur baste në ndeshje futbolli. Italiani u vu nën hetim pardje dhe pasditen e djeshme kaloi një orë duke dhënë deklaratë në prokurorinë publike të Torinos, si pjesë e hetimit të vazhdueshëm për lojërat e paligjshme të fatit në futboll.

“Alessandro Florenzi foli me prokurorin publik Manuela Pedrotta, duke sqaruar pozicionin e tij dhe duke ripohuar se ai është i pastër për çdo lloj bastesh mbi futbollin, dhe as nuk ka dalë ndonjë provë apo sugjerim tjetër në këtë kuptim”, theksoi avokati i lojtarit.

sfidanti.al