Dueli i dueleve që më në fund do të unifikojë 4 gjerdanët e klasit më të lartë të boksit botëror, do të zhvillohet në fillim të këtij viti në Arabinë Saudite. Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury janë në korsinë jeshile tashmë dhe të dy do të vendosin në tryezë brezat e tyre ku ukrainasi mban WBA, IBF dhe WBO, ndërsa britaniku, atë WBC.
Triumfatori do të jetë kampioni më i rëndësishëm i boksit profesionist në 25 vitet e fundit pasi do të vendosë në brez të gjithë gjerdanët më të rëndësishëm të sportit më burrëror të planetit. Usyk u rikonfirmua njeriu më i rëndësishëm i këtij sporti vitin e kaluar pasi mbrojti me sukses gjerdanët në Arabinë Saudite ndaj Anthony Joshua teksa e mundi britanikun me lehtësi ndërsa në krahun tjetër, Fury kishte një përballje më të komplikuar vetëm një muaj më parë teksa triumfoi me pikë ndaj Francis Ngannou. Data e caktuar është 17 shkurti në Rijad dhe më saktësisht në “Arenën Mbretërore”.
sfidanti.al