Cili nuk e do më shumë Brojën, Silvinjo apo presidenti Duka?

Vinim bast me sy mbyllur se Silvinjo është trajneri më ëngjëllor që kemi patur me Kombëtaren, vinim dorën në zjarr se lojën dhe listën e futbollistëve e bënte ai dhe s’lejonte as…dreqin te futej ne mes . Pas rastit Broja..basti duket i humbur!

Kohë më parë, kemi botuar  një shkrim tek “Sfidanti”  me titullin “ Në kombëtare do të jetë vetëm një Armando!”. Një tillull i provokuar me ngjarjen e ulët që ndodhi në Angli, kur trajneri  Edi Reja  bëri “rrokadën “ e madhe” :  Armandon e golave në fushë , Brojën, e  degdisëm në tribunë, kurse Armandon e golave ne prapaskenë., presidentin Duka, e “dergoi” në tunelin e futbollistëve, aq sa dukej sikur po futej në fushë për ..lojë!

Paskemi qënë mirë, kur paskemi qënë keq!  Edi Reja e dërgoi në tribune Brojën, kurse “ëngjëlli” Silvinjo, më të mirin që kemi dhe që na kanë parë sytë, e zhduku nga lista për ndeshjet  me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Siç duken bathët, e paska  patur të shkruar në “kontratë” edhe Silvinjo, këtë zvetnim moral me Brojën. Tamam si Edi Reja. Dhe kur më të mirin nuk e duan dy trajnerë që u “puthën” ditën kur  ndërruan vendet, dyshimi ngjitet lart tek “zoti i trajnerëve”, presidenti Duka.. Tek ai që akoma i bëjnë  zhurmë veshët natën në gjumë, kur dy vite më parë stadiumi “Air Albania”thërriste në delir Broja, Broja , duke e kurorëzuar si një Armando ..mbretin e vetëm të futbollit tonë…!

E dini kur e hoqën Brojën  nga lista e Kombëtares? Tamam  kur Broja shpertheu në ndeshjen e përbotshme, Çelësi me Mançester Sitin,: futet nga stoli, e fiton me prepotence  penalltinë, fiton  dhe  historinë e ndeshjes,  duke marrë  lavdet e një heroi,  që vlen per Angli,  jo për Shqipëri. Madje, sa më lart në Angli, aq më poshtë në Shqipëri! Në garën e tradhëtisë me Brojën, po të mos futësh një “djall” në mes, ,  Silvinjo shkoi më larg se Edi Reja. Shqipëria e Silvinjos  ose Silvinjo i Shqiperise vendosi rekordin e miopisë    :grumbullon 8 sulmues dhe nuk paska vend  për “gjigandin”  që vlen sa për të 8-të bashkë ,Armando Brojën…

Sfidanti.al