Porto në kaos, aksionerët përfshihen në sherr

Është thuajse e pabesueshme ajo që ndodhi gjatë mbledhjes së përgjithshme të jashtëzakonshme të Portos, e cila duhej të zhvillohej mbrëmë në Dragao Arena, por që u pezullua. Arsyeja? Jo një përleshje, por disa përleshje që shpërthyen aq shumë sa që takimi përfundoi para kohe. Ishin të pranishëm rreth 5 mijë anëtarë të cilët jo vetëm që nuk gjetën marrëveshje, por që shkaktuan skena të turpshme, të cilat ish-trajneri i Dragoes, André Villas-Boas i komentoi si më poshtë:

“Një nga ditët më të zeza në historinë e Porto-s, një turp, një organizim i paskrupullt, pa respekt për anëtarët e këtij klubi të madh. “Më 20 nëntor do të provojmë sërish, Porto duhet të gjejë veten në parimet dhe vlerat që ka, ajo që ndodhi sot nuk duhet dhe nuk mund të ndodhë më”, këto janë fjalët e trajnerit portugez mes kandidatëve të mundshëm për president të klubit.

sfidanti.al