E ndiqnin prej kohësh, por vetëm sot ka ardhur edhe zyrtarizimi. Nestori Irankunda është një lojtar i Bajernit. Talenti 17-vjeçar i Adelaide Junajtid ka qenë në fokusin e shumë skuadrave, por bavarezët kanë mundur konkurencën pasi kanë insistuar prej kohësh. Irankunda i ka kushtuar arkave të klubit bavarez rreth 500 mijë euro ndërsa zyrtarizimi i transferimit të tij ende nuk është bërë për shkak të rregullave të FIFA-s, të cilat nuk lejojnë minorenët të transferohen nga një vend në një tjetër. Irankunda feston 18 vjetorin e lindjes më 9 shkurt dhe për këtë arsye do të jetë zyrtarisht i Bajernit duke nisur nga 1 qershori i 2024-ës. “Me një lojtar si Nestori kemi gjetur një lojtar, i cili na jep një armë më shumë në fushën e lojës. Shpëjtësia e tij dhe aftësia për të dribluar rivalët do të jenë një plus i madh për ne”, tha shefi Bajern Kampus, Johen Zauer.
sfidanti.al