Tefik Osmani largohet nga Tirana. 38-vjeçari që mbante postin e drejtorit sportive ka lajmëruar se pas 3 vitesh nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani i ka falënderuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të gjatë kësaj periudhe, teksa nuk ka bërë të ditura arsyet e këtij divorci të papritur.
“Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi! Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe ndjehem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh. Falënderoi familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë tri viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo çast. Jam krenar që mu dha mundësia të shkruaj me modesti emrin tim në këtë klub të madh”,shkruan Osmani në postimin e tij në Instagram. Ish mbrojtësi ishte nje nga arkitektët e fundit të titullit të fituar në vitin 2022.
sfidanti.al